Tryeza e dytë e rrumbullakët, si aktivitet i projektit “Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile

July 9, 2019

Sot, Shoqata e Juristëve NORMA organizoi tryezën e dytë të rrumbullakët, si aktivitet i projektit “Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e strategjisë kombëtare për dhunën në familje dhe eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave në përputhje me Konventën e CEDAW dhe Konventën e Stambollit”

Përfaqësues të institucioneve qëndrore, ekspertë të fushës civile juridike, e përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ishin pjesëmarrës në këtë tryezë.

Panelsitë të ftuar për prezantim ishin: Haxhi Gashi, profesor i të drejtës civile në Universitetin e Prishtinës, Ruzhdi Berisha, avokat nga Komuna e Prizrenit dhe Naim Qelaj, zëvendësminister në Ministrinë e Drejtësisë.

Tryeza është një nga veprimet e përbashkëta të avokimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje

2016-2020, për të mbështetur ndryshimet specifike të politikave për rishikimin e legjislacionit, përkatësisht, rishikimin e Kodit Civil të Kosovës dhe Ligjit Kundër Dhunës në Familje.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të programit “Eliminimi i dhunës ndaj grave, zbatimi i normave, ndryshimi i mendjes”, që realizohet nga NORMA me mbështetje të BE/UNWOMEN.