Takimet për muajin e dytë me nxënësit e klasave të dhjeta

November 27, 2021

Shoqata e Juristëve NORMA, vazhdon të realizoj aktivitetet në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”

Shoqata e Juristëve NORMA, vazhdon të realizoj aktivitetet në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”, në katërmbëdhjete (14) shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, që do të realizohet përgjatë periudhës gjashtëmujore mbështetur nga Rrjeti Grave të Kosovës.

Kjo nismë financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida),

Takimet e radhës të realizuara nga NORMA dhe sipas planit të veprimit të Projektit, për muajin e dytë përfshijnë takimet me nxënësit e klasave të dhjeta, të dy shkollave te mesme te larta, Gjimnazi i Specializuar Matematikor dhe Shkolla e mesme e Muzikes Prenk Jakova.

Gjatë takimit janë ligjëruar, debatuar dhe trajtuar tema të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve, dhunës në shkollë dhe dhunës gjinore, ku kane marrë pjesë shumica e nxënësve.