Takimet e para të realizuara nga NORMA dhe sipas planit të veprimit të Projektit, për muajin e pare përfshijnë takimet me ekipet drejtuese të 14 shkollave

November 4, 2021

Shoqata e Juristëve NORMA, është duke e realizuar Projektin “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”, në katërmbëdhjete (14) shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës

Shoqata e Juristëve NORMA, është duke e realizuar Projektin “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”, në katërmbëdhjete (14) shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, që do të realizohet për gjatë periudhës gjashtë mujore mbështetur nga Rrjetii Grave të Kosovës. Kjo nismë financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida),

Takimet e para të realizuara nga NORMA dhe sipas planit të veprimit të Projektit, për muajin e pare përfshijnë takimet me ekipin drejtues të 14 shkollave; takimin me psikologët e shkollave; takimin me mësimdhënës dhe takimi me zyrtarë të Drejtorisë për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Gjatë takimeve me drejtues, përfaqësues dhe zyrtarë tjerë, me mbështetjen e DKA-së janë dakorduar të trajtohen tema të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve, dhunës në shkollë dhe dhunës gjinore.