Punëtorina e dytë në Komunën e Fushë Kosovës

July 22, 2019

Shoqata e Juristëve Norma mbajti punëtorinë e dytë në Komunën e Fushë Kosovës, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, mbështetur nga UNDP.

13 përfaqësues të institucioneve lokale, të organizatave jo qeveritare e pjesëtarëve të tjerë të komunitetit lokal, ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet, ku temë kyqe diskutimi ishte: “Martesa e hershme dhe Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje”.

Para pjesëmarrësve, përpos temave të lartpërmendura, u bë edhe prezantimi i planit të projektit për promovimin në komunitet të shërbimeve për ndihmë juridike falas.

Akterët lokal e pjesëtarët e tjerë të komunitetit potencuan që nevoja për ndihmë juridike falas në këtë komunë është mjaft e madhe, duke e ditur edhe numrin e konsiderueshëm të njerëzve që nuk kanë mundësi financiare e as informatë se si mund të inicohet një procedurë ligjore.

Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të vetëdijësimit të komunitetit në nevojë për rëndësinë e ushtrimit të të drejtave të tyre ligjore.