Punëtoria e dytë në Komunën e Vushtrris

July 18, 2019

Shoqata e Juristëve Norma organizoi punëtorinë e dytë në Komunën e Vushtrris, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, që mbështetet nga UNDP.

Punëtoria e organizuar temë kyçe kishte: Martesat e hershme dhe Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Përgjatë diskutimit, pjesë të veçantë kohore kishte edhe prezantimi i planit të projektit për promovimin në komunitet të shërbimeve për ndihmë juridike falas.

Pjesëmarrës në punëtori ishin gjithsej 12 perfaqësues nga institucionet lokale, organizatat jo qeveritare dhe përfaqësues të mësimdhënësve.

Promovimi i qasjës më të lehtë në drejtësi dhe në ndihmë juridike falas, për grupet që përfshijnë: gratë dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit lokal, shihet si shumë i nevojshëm nga ana e akterëve kyq lokal. Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të vetëdijësimit të komunitetit në nevojë.