Punëtoria e dytë, me anëtaret e organizatës komunale të pensionisteve dhe invalideve të punës.

April 21, 2022

Ekspertja dhe anëtarja e Shoqatës së Juristëve NORMA, Ariana Qosaj – Mustafa, në këtë punëtori ligjëroi temën: Informimi dhe vetëdijësimi i grave për të drejtat e tyre të garantuara me ligj.

Shoqata e Juristëve NORMA mbajti punëtorinë e dytë në qytetin e Prishtinës, me anëtaret e organizatës komunale të pensionisteve dhe invalideve të punës.

Ekspertja dhe anëtarja e Shoqatës së Juristëve NORMA, Ariana Qosaj – Mustafa, në këtë punëtori ligjëroi temën: Informimi dhe vetëdijësimi i grave për të drejtat e tyre të garantuara me ligj.

Shoqata e Juristëve NORMA përmes punëtorive informuese dhe vetëdijësuese, synon që t’i identifikojë dhe t’u ndihmojë grupeve dhe rasteve që kanë nevojë për ndihmë juridike gjatë dhe jashtë këtyre takimeve.

NORMA po ashtu synon që të siguroj respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.

Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes organizative të marrë nga rundi i 16 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), me mbështetje financiare nga Trusti Sigrid Rausing.