NORMA organizoi tryezën e rrumbullakët në Komunën e Fushë Kosovës

August 28, 2019

Shoqata e Juristëve NORMA organizoi tryezën e rrumbullakët në Komunën e Fushë Kosovës, si aktivitet në kuadër të projektit: “Mbështetja institucionale për nevojat e nënave vetë-ushqyese me fëmijë”, i financuar nga Bashkimi Europian (BE) dhe i menagjuar nga INDEP e Fondacioni për Iniciativat Qytetare (FIQ).

Sot, Shoqata e Juristëve NORMA organizoi tryezën e rrumbullakët në Komunën e Fushë Kosovës, si aktivitet në kuadër të projektit: “Mbështetja institucionale për nevojat e nënave vetë-ushqyese me fëmijë”, i financuar nga Bashkimi Europian (BE) dhe i menagjuar nga INDEP e Fondacioni për Iniciativat Qytetare (FIQ).

Përfaqësues të institucioneve lokale e organizatave jo qeveritare dhe një grup i nënave vetëushqyese të Komunës së Fushë Kosovës ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Para tyre u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet e Shoqatës NORMA, të mbledhura dhe të përpunuara nga diskutimet e dy fokus grupeve me institucionet lokale dhe nënat vetëushqyese.

Institucionet lokale në dijeni me problemet e përditëshme të nënave vetëushqyese, u pajtuan që për zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie, duhet të ekzistojë një strategji lokale e nacionale për mbrojtje insitucionale të tyre, duke i mundësuar një qasje më të lehtë për realizimin e të drejtave themelore të parapara me ligjet ne fuqi.

Shoqata e Juristëve NORMA në kuadër të planit të saj veprues dhe në kuadër të misionit të organizatës, edhe pas përfundimit të projektit, në kordinim me organet lokale, do përkushtohet që problemet me të cilat ballafaqohen nënat vetë-ushqyese, të gjejnë zgjidhje institucionale dhe do të sigurohet që të mundësojë krijimin e një qasje më të mirë dhe ekzistimin e shërbimeve të mirë infomuara me bazë në komunitet.