Shoqata e Juristëve NORMA mbajti fokus grupin e tretë.

May 5, 2022

Shoqata e Juristëve NORMA mbajti fokus grupin e tretë, me te rinjë në qytetin e Prishtinës.

Shoqata e Juristëve NORMA mbajti fokus grupin e tretë, me te rinjë në qytetin e Prishtinës.

Juristja dhe anëtarja e Shoqatës së Juristëve NORMA, Znj. Virgjina Dumnica në këtë fokus grup ligjëroi temën: Informimi dhe vetëdijësimi për të drejtat pronësore dhe trashëgimore.

Përmes këtyre fokus grupeve, NORMA synon ngritjen e vetëdijes dhe njohurive të të rinjëve për të drejtat e tyre pronësore dhe të drejtën për trashëgimi.

NORMA, po ashtu synon që të siguroj respektim të plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.

Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes organizative të marrë nga rundi i 16 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), me mbështetje financiare nga Trusti Sigrid Rausing.