top of page

Trashëgimia është e drejtë ligjore - Mbroje!


(English below) Trashëgimia është e drejtë ligjore - Mbroje! Me moton: Trashëgimia është e drejtë ligjore - Mbroje! Shoqata e Juristëve NORMA ka filluar realizimin e punëtorive për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë mbi të drejtën e barabartë në trashëgimi për gratë, vajzat, burrat dhe djemtë, siç garantohet me Kushtetutën e Kosovës, kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe, në veçanti, me Ligjin për Trashëgiminë, Ligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin kundër Diskriminimit

SHJ NORMA ka hartuar Udhëzuesin për realizimin të drejtave trashëgimore. Udhëzuesi synon që, përmes ofrimit të njohurive praktike ligjore, të fuqizojë gratë dhe vajzat përkitazi me: të drejtat e tyre në trashëgimi, procedurat ligjore për mbrojtjen dhe realizimin e këtyre të drejtave, mekanizmat ligjorë dhe institucionet kompetente ku mund të drejtohen për ndihmë dhe mbështetje.

Më 10 shkurt 2026, Shoqata e Juristëve NORMA, në bashkëpunim me Shoqatën “Sound of Kosova”, organizoi punëtorinë e parë të projektit “Përmirësimi i Qasjes së Komunitetit në Pronë dhe Reagimi ndaj Dhunës me Bazë Gjinore” në Prishtinë.

Të pranishme ishin 29 gra dhe vajza, shumica nga komuniteti turk. Juristet e NORMA-s shpjeguan Ligjin për Trashëgiminë, procedurën për realizimin e së drejtës në trashëgimi, si dhe ndërlidhjen ndërmjet dhunës në familje dhe çështjeve të trashëgimisë.

Pjesëmarrëset shprehën interesim të madh për temat e prezantuara dhe morën pjesë në një diskutim interaktiv, duke ndarë probleme nga praktika. Mungesa e informimit të mirëfilltë për të drejtat në trashëgimi, zgjatja e procedurave gjyqësore dhe mungesa e regjistrimit të pronës në emër të trashëgimlënësit u theksuan si problemet kryesore.

Pjesëmarrëset u pajisën me Udhëzuesin dhe fletëpalosjen për të drejtat e tyre trashëgimore. Punëtoria nxori në pah nevojën për organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve ndërgjegjësuese për gratë dhe vajzat lidhur me të drejtat e tyre trashëgimore.


“Inheritance is a legal right – Protect it!”


Under the motto: “Inheritance is a legal right – Protect it!”, the Association of Lawyers NORMA has begun conducting workshops to inform and raise awareness in society about the right to equal inheritance for women, girls, men, and boys, as guaranteed by the Constitution of Kosovo, the legal framework for the protection of human rights, and specifically by the Law on Inheritance, the Law on Gender Equality, and the Law against Discrimination.

NORMA has drafted a Guide for the Implementation of Inheritance Rights. The guide aims to empower women and girls by providing practical legal knowledge regarding: their inheritance rights, legal procedures for protecting and exercising these rights, legal mechanisms, and competent institutions where they can seek assistance and support.

On 10 February 2026, the Lawyers’ Association NORMA, in cooperation with the NGO “Sound of Kosova,” organized the first workshop of the project “Improving Community Access to Property and Response to Gender-Based Violence,” held in Pristina.

A total of 29 women and girls were present, the majority from the Turkish community. NORMA’s lawyers explained the Law on Inheritance, the procedure for exercising inheritance rights, as well as the link between domestic violence and inheritance issues.

The participants expressed great interest in the topics presented and took part in an interactive discussion, sharing practical challenges. Lack of proper information on inheritance rights, lengthy court procedures, and the absence of property registration in the name of the deceased were highlighted as the main problems.

The participants were provided with a Guide and a leaflet on their inheritance rights. The workshop highlighted the need for continuous awareness-raising activities for women and girls regarding their inheritance rights.


bottom of page