top of page

Trashëgimia është e drejtë jote - Mbroje! ALB | ENG | SRB

Më 8 qershor 2026, Shoqata e Juristëve NORMA në kuadër të projektit: “Përmirësimi i Qasjes së Komunitetit në Pronë dhe Reagimi ndaj Dhunës me Bazë Gjinore” me moton “Trashëgimia është e drejtë jote-Mbroje!”, organizoi një tryezë të rrumbullakët, mbi të drejtat e grave në trashëgimi dhe pronë, me pj

esëmarrjen e 20 përfaqësuesve nga institucione kyçe, përfshirë gjykatat, prokuroritë, ministritë përkatëse, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Odën e Avokatëve të Kosovës. Diskutimet u fokusuan në sfidat që vazhdojnë të pengojnë realizimin e plotë të të drejtave pronësore dhe trashëgimore të grave, pavarësisht progresit të arritur. Pjesëmarrësit theksuan se mungesa e informacionit dhe njohurive mbi procedurat ligjore mbetet një pengesë e rëndësishme, veçanërisht për gratë në zonat rurale, të cilat përballen me qasje më të kufizuar në informim, mbështetje institucionale dhe me ndikimin e normave tradicionale shoqërore.

Një nga çështjet kryesore të ngritura ishte regjistrimi i pasaktë i pronave, të cilat shpesh vazhdojnë të figurojnë në emër të personave të ndjerë, duke krijuar pasiguri juridike dhe vështirësi në procedurat trashëgimore. Për adresimin e kësaj sfide u propozua realizimi i një incizimi ajror dhe hartëzimi gjithëpërfshirës i pronave në Kosovë, së bashku me masa ligjore për përditësimin e regjistrave pronësorë.

Gjithashtu, u diskutuan vonesat në procedurat gjyqësore që lidhen me trashëgiminë dhe pronën, duke kërkuar llogaridhënie më të madhe për rastet e joefikasitetit institucional. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për fushata të vazhdueshme vetëdijesimi dhe propozuan përfshirjen e parimeve të barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe të drejtave pronësore të grave në kurrikulat shkollore, me qëllim promovimin e një kulture të barazisë dhe respektimit të të drejtave që nga mosha e hershme. Në këtë drejtim, pjesëmarrësit propozuan avokim pranë Ministrisë së Arsimit për përfshirjen e parimeve të mosdiskriminimit, barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi në kurrikulat shkollore dhe materialet mësimore. Masa të tilla u konsideruan thelbësore për sfidimin e qëndrimeve diskriminuese dhe promovimin e një kulture të barazisë ndër brezat e ardhshëm.


---

On June 8, 2026, the Lawyers Association NORMA within the Project: Improving community access to property and responding to gender-based violence, with the motto "Heritage is your right - Protect it!" , organized a roundtable discussion, on women’s inheritance and property rights, with the participation of 20 representatives from key institutions, including courts, prosecution offices, relevant ministries, the Ombudsperson Institution, and the Kosovo Bar Association. The discussions focused on the challenges that continue to hinder the full realization of women’s property and inheritance rights, despite the progress that has been achieved. Participants emphasized that the lack of information and knowledge regarding legal procedures remains a significant barrier, particularly for women in rural areas, who face more limited access to information, institutional support, and the influence of traditional social norms.

One of the key issues raised was the inaccurate registration of properties, which often continue to be recorded in the names of deceased persons, creating legal uncertainty and difficulties in inheritance proceedings. To address this challenge, participants proposed conducting an aerial survey and comprehensive property mapping across Kosovo, along with legal measures to update property records.

The discussion also addressed delays in judicial proceedings related to inheritance and property matters, calling for greater accountability in cases of institutional inefficiency. Participants highlighted the need for continuous awareness-raising campaigns and proposed the inclusion of principles of gender equality, non-discrimination, and women’s property rights in school curricula, with the aim of promoting a culture of equality and respect for rights from an early age. In this regard, participants proposed advocacy efforts directed toward the Ministry of Education to incorporate the principles of non-discrimination, gender equality, and women’s rights to property and inheritance into school curricula and educational materials. Such measures were considered essential for challenging discriminatory attitudes and fostering a culture of equality among future generations.


---

Dana 8. juna 2026. godine, Udruženje Pravnika NORMA u okviru Projekta: Poboljšanje pristupa zajednice imovini i reagovanje na rodno zasnovano nasilje, pod motom „Nasleđe je tvoje pravo - Zaštiti ga!“, organizovala je okrugli sto o pravima žena na nasleđe i imovinu, uz učešće 20 predstavnika ključnih institucija, uključujući sudove, tužilaštva, nadležna ministarstva, Instituciju Ombudsmana i Advokatsku komoru Kosova. Diskusije su bile usmerene na izazove koji i dalje otežavaju potpuno ostvarivanje imovinskih i naslednih prava žena, uprkos postignutom napretku. Učesnici su istakli da nedostatak informacija i znanja o pravnim procedurama ostaje značajna prepreka, posebno za žene u ruralnim područjima, koje imaju ograničeniji pristup informacijama, institucionalnoj podršci i koje su pod većim uticajem tradicionalnih društvenih normi.

Jedno od ključnih pitanja koje je pokrenuto odnosilo se na netačnu registraciju nepokretnosti, koje se često i dalje vode na imena preminulih osoba, što stvara pravnu nesigurnost i poteškoće u naslednim postupcima. Radi rešavanja ovog izazova, predloženo je sprovođenje aerofotogrametrijskog snimanja i sveobuhvatnog mapiranja nepokretnosti na Kosovu, zajedno sa zakonskim merama za ažuriranje imovinskih registara.

Takođe se razgovaralo o kašnjenjima u sudskim postupcima koji se odnose na nasleđe i imovinu, uz zahtev za većom odgovornošću u slučajevima institucionalne neefikasnosti. Učesnici su naglasili potrebu za kontinuiranim kampanjama podizanja svesti i predložili uključivanje principa rodne ravnopravnosti, zabrane diskriminacije i imovinskih prava žena u školske nastavne planove i programe, sa ciljem promovisanja kulture jednakosti i poštovanja prava od najranijeg uzrasta. U tom smislu, učesnici su predložili zagovaračke aktivnosti prema Ministarstvu obrazovanja radi uključivanja principa nediskriminacije, rodne ravnopravnosti i prava žena na imovinu i nasleđe u školske kurikulume i nastavne materijale. Takve mere ocenjene su kao ključne za suzbijanje diskriminatornih stavova i promovisanje kulture jednakosti među budućim generacijama.


bottom of page