top of page

Vizita Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës


Më 27 prill 2026, përfaqësueset e Shoqatës së Juristëve NORMA, i bënë një vizitë Znj. Justina Shiroka-Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Pas urimeve për zgjedhjen në këtë post, përfaqësueset e shoqatës prezantuan veprimtarinë shumëvjeçare të SHJ NORMA-s në fushën e të drejtave të njeriut dhe qasjes në drejtësi, me theks të veçantë në çështjet e pronës, trashëgimisë dhe dhunës në baza gjinore. Gjatë takimit u theksuan arritjet kryesore dhe angazhimi i vazhdueshëm i shoqatës përgjatë 27 viteve të ekzistimit të saj. Kryetarja e Akademisë, Shiroka-Pula shprehi interesim për iniciativat e prezantuara dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucionit dhe shoqatës sonë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Në veçanti, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në avancimin e qasjes në drejtësi për gratë dhe vajzat, me qëllim të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe konkretizimin e formave të bashkëpunimit në të ardhmen e afërt. Në përmbyllje të takimit, përfaqësueset e shoqatës falënderuan Kryetaren për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për bashkëpunim, si dhe i dhuruan disa nga publikimet më të fundit të shoqatës, të dedikuara për informimin e qytetarëve, në veçanti të grave dhe vajzave, në fushën e pronës dhe trashëgimisë. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve dhe promovimit të iniciativave të përbashkëta në fushën e qasjes në drejtësi.

bottom of page