Trashëgimia është e drejtë ligjore - Mbroje! ALB | ENG | SRB
- Norma

- Apr 22
- 4 min read

Më 21 prill 2026, Shoqata e Juristëve NORMA organizoi punëtorinë e pestë në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes së komunitetit në pronë dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore”. Aktiviteti u mbajt në Komunën e Obiliqit në bashkëpunim me OJQ lokale “Aureola”.
Në këtë aktivitet morën pjesë 21 gra dhe vajza, të cilat u mblodhën për të mësuar më shumë rreth të drejtave të tyre në trashëgimi dhe pronë, si dhe për të diskutuar vështirësitë reale që hasin gjatë ushtrimit të këtyre të drejtave.
Ekspertët e ShJ NORMA-s ndanë informacione të rëndësishme mbi kornizën ligjore në fuqi, duke shpjeguar në mënyrë të qartë Ligjin për Trashëgiminë dhe hapat që duhen ndjekur për realizimin e këtyre të drejtave. Gjatë diskutimit u fol edhe për sfidat që shumë gra i përjetojnë në praktikë, si pronat e paregjistruara apo mungesa e informatave të mjaftueshme ligjore. Po ashtu, u theksua edhe lidhja mes të drejtave pronësore dhe dhunës me bazë gjinore, duke vënë në pah se varësia ekonomike shpesh i bën gratë më të cenueshme dhe ua vështirëson qasjen në drejtësi.
Punëtoria u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe bashkëbiseduese, ku pjesëmarrëset ndanë përvojat dhe shqetësimet e tyre. Këto diskutime nxorën në pah edhe një herë hendekun që ende ekziston mes të drejtave të garantuara me ligj dhe zbatimit të tyre në praktikë. Pati edhe mendime ndryshe. Një numër i vogël i grave mendojnë që pasuria që trashëgohet duhet ti mbetet vëllezërve.
Në fund, pjesëmarrëseve iu shpërndanë udhëzues informues mbi të drejtat në trashëgimi, të përgatitura në mënyrë praktike për t’u përdorur në jetën e përditshme.
NORMA vazhdon të theksojë sa e rëndësishme është që këto aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese të vazhdojnë, veçanërisht për gratë në mënyrë që ato të kenë më shumë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë mbrojtje ligjore kur kanë nevojë.

---
April 21st, 2026, the NORMA Lawyer's Association organized the fifth workshop within the framework of the project “Improving Community Access to Property and Responding to Gender-Based Violence”. The activity was held in the Municipality of Obiliq in cooperation with the local NGO “Aureola”.
This activity was attended by 21 women and girls, who gathered to learn more about their inheritance and property rights, as well as to discuss the real difficulties they encounter when exercising these rights.
NORMA Lawyer’s Association experts shared important information on the legal framework in force, clearly explaining the Law on Inheritance and the steps that need to be followed to realize these rights. During the discussion, the challenges that many women experience in practice, such as unregistered properties or the lack of sufficient legal information, were also discussed. The link between property rights and gender-based violence was also highlighted, highlighting that economic dependence often makes women more vulnerable and makes it difficult for them to access justice.
The workshop took place in an open and conversational atmosphere, where participants shared their experiences and concerns. These discussions highlighted once again the gap that still exists between rights guaranteed by law and their implementation in practice. There were also different opinions. A small number of women believe that inherited property should remain with brothers.
Finally, information guides on inheritance rights, prepared in a practical way to be used in everyday life, were distributed to the participants.
NORMA continues to emphasize how important it is for these information and awareness-raising activities to continue, especially for women, so that they have more opportunities to exercise their rights and seek legal protection when they need it.
---

21. aprila 2026. godine, Udruženje Advokata NORMA organizovalo je petu radionicu u okviru projekta „Poboljšanje pristupa zajednice imovini i reagovanje na rodno zasnovano nasilje“. Aktivnost je održana u opštini Obilič u saradnji sa lokalnom nevladinom organizacijom „Aureola“.
Ovoj aktivnosti je prisustvovalo 21 žena i devojčica, koje su se okupile da saznaju više o svojim naslednim i imovinskim pravima, kao i da razgovaraju o stvarnim teškoćama sa kojima se susreću prilikom ostvarivanja ovih prava.
Stručnjaci Udruženja Advokata NORMA podelili su važne informacije o važećem pravnom okviru, jasno objašnjavajući Zakon o nasleđivanju i korake koje je potrebno slediti da bi se ova prava ostvarila. Tokom diskusije, razmatran je i izazov sa kojima se mnoge žene suočavaju u praksi, kao što su neregistrovane nekretnine ili nedostatak dovoljnih pravnih informacija. Istaknuta je i veza između imovinskih prava i rodno zasnovanog nasilja, uz naglašavanje da ekonomska zavisnost često čini žene ranjivijima i otežava im pristup pravdi.
Radionica je održana u otvorenoj i razgovornoj atmosferi, gde su učesnice podelile svoja iskustva i zabrinutosti. Ove diskusije su još jednom istakle jaz koji i dalje postoji između prava zagarantovanih zakonom i njihove primene u praksi. Bilo je i različitih mišljenja. Mali broj žena smatra da nasleđena imovina treba da ostane kod braće.
Na kraju, učesnicima su podeljeni informativni vodiči o pravima nasleđivanja, pripremljeni na praktičan način za upotrebu u svakodnevnom životu.
NORMA nastavlja da ističe koliko je važno da se ove aktivnosti informisanja i podizanja svesti nastave, posebno za žene, kako bi imale više mogućnosti da ostvare svoja prava i potraže pravnu zaštitu kada im je potrebna.


