Shoqata e Juristëve Norma organizoi fokus grupin e dytë në komunën e Fushë Kosovës, me temën: "Mbështetja institucionale për nevojat e nënave vetë-ushqyese dhe fëmijët e tyre".
Fokus grupi i organizuar në këtë komunë u zhvillua me praninë e institucioneve lokale.
Organizimi i këtij diskutimi është bërë për të marrë pikëpamjet dhe qëndrimet e institucioneve lidhur me gjendjen e nënave vetë-ushqyese me fëmijë, si dhe për të siguruar një strategji për mbrojtjen institucionale të tyre.
Ekipi i shoqatës Norma do të hartojë një raport me të gjeturat, tё dhёnat dhe informatat nga 2 fokus grupet e organizuara për gjendjen e nënave vetë-ushqyese dhe fëmijëve të tyre, përfshirë shërbimet sociale dhe të ndihmës juridike që ofrohen në komunitet.
Ky diskutim u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetja institucionale pёr nevojat e nënave vetë-ushqyese dhe fëmijëve tё tyre”, që financohet nga BE, menagjohet nga INDEP e FIQ dhe realizohet nga Shoqata e Juristëve NORMA.
Projekti, me objektivat e tij të veprimit, do të mundësojë krijimin e një qasje më të mirë dhe ekzistimin e shërbimeve të mirë infomuara me bazë në komunitet për nënat vetë-ushqyese me fëmijë. Kjo do të ndodhë përmes aktiviteteve vetëdijësuese dhe informuese të komunitetit.
