top of page

Punëtoria ne Shkollën e Mesme të Mejkësisë

Writer: NormaNorma

(English below)

Punëtoria për të Drejtat Pronësore me të Rinjtë

Shoqata NORMA organizoi një bashkëbisedim me të rinjtë, nxënës të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, me qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve mbi të drejtat pronësoro-juridike dhe rëndësinë e regjistrimit të pronës në kadastër.

Në këtë punëtori morën pjesë 28 pjesëmarrës, përfshirë 2 arsimtarë, 2 djem, 20 vajza dhe 4 juriste nga Shoqata NORMA.

Një nga pjesëmarrësit u shpreh:

"Kjo punëtori ka qenë një angazhim tejet i vlefshëm, duke na pajisur me një kuptim të thelluar dhe të strukturuar mbi rëndësinë e regjistrimit të pronës si një e drejtë themelore dhe një domosdoshmëri juridike. Diskutimi ishte i një niveli të lartë profesional, duke na mundësuar një analizë gjithëpërfshirëse të implikimeve ligjore, administrative dhe socio-ekonomike të këtij procesi. Përveç aspektit informues, ky projekt shërbeu si një katalizator për zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave tona profesionale, duke na ofruar një perspektivë të qartë dhe të orientuar drejt karrierës."

Ligjërimi i juristes nga NORMA dhe shembujt konkretë të sjellë nga ekspertja ligjore e shoqatës zgjuan një interes të madh tek pjesëmarrësit. Diskutimi u zhvillua në një nivel të lartë interaktiviteti, me shumë pyetje dhe përgjigje të ilustruara me shembuj konkretë. Gjuha e qartë dhe e kuptueshme ndihmoi në shpjegimin e rëndësisë së regjistrimit të pronës.

English

Workshop on Property Rights with Youth

The NORMA Association organized a discussion with young students from the “Ali Sokoli” Medical High School in Prishtina to raise awareness among participants about property rights and the importance of registering property in the cadastre.

A total of 28 participants attended the workshop, including two teachers, two boys, 20 girls, and four legal experts from the NORMA Association.

One of the participants stated:

"This workshop has been an extremely valuable engagement, equipping us with a deep and structured understanding of the importance of property registration as a fundamental right and a legal necessity. The discussion was highly professional, allowing for a comprehensive analysis of the legal, administrative, and socio-economic implications of this process. Beyond the informative aspect, this project served as a catalyst for further developing our professional competencies, offering us a clear and career-oriented perspective."

The presentation by the NORMA legal expert and the concrete examples provided by the association’s legal specialist sparked great interest among the participants. The discussion was highly interactive, with numerous questions and answers illustrated with real-life examples. The clear and understandable language helped explain the importance of property registration effectively.




bottom of page