Shoqata e Juristeve NORMA sot ka mbajtur Punëtorinë e katërt vetëdijësuese të aktivitetit të tretë, me temën "Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore" ku pjesëmarrëse ishin gra dhe vajza të komunitetit pakicë në Prishtinë.
Përmes punëtorive me informim dhe vetëdijësimin, NORMA synon për më shumë gra, burra, djem dhe vajza më të informuar/a dhe të vetëdijesuar/a për të drejtat e tyre ligjore në bazë të legjislacionit të Kosovës, me temë: “Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore”.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të Projektit "Mbështetje Organizative", e financuar nga donatori "The Sigird Rausing Trust", si dhe mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës Kosova Women's Network.
