Tryezë e rumbullakët “Pa e regjistruar pronën nuk është pronë e juaja”
- Norma
- Jan 13
- 2 min read
Updated: Feb 12
Tryezë e rrumbullakët: “Pa e regjistruar pronën nuk është pronë e juaja”.
Më 13 janar 2025, Shoqata e Juristëve NORMA, në kuadër të projektit “Zbatimi i Ligjit për Kadastrën”, organizoi me sukses Tryezën e Rrumbullakët me temën “Pa e regjistruar pronën nuk është pronë e juaja”.
Fjalën e hapjes e prezantoi menaxherja e projektit Virgjina Dumnica dhe znj. Miradije Ziberi, Zyrtare për të Drejtat e Njeriut, e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Eksperti ligjor, Prof.dr. Haxhi Gashi dhe avokatja Flutra Hoxha, prezantuan Udhëzuesin për Regjistrimin e të Drejtave Pronësore dhe Fletëpalosjen, që do të shërbejnë për informim të shpejtë të qytetarëve, për të drejtat pronësore që regjistrohen në kadastër, si dhe zyrave komunale.
Përfaqësues nga Agjencia Kosovare për Kadastër, avokatë, zyrtarë të zyrave kadastrave nga komunat e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt, avokatë dhe ekspertë të tjerë ligjorë kanë diskutuar mbi dokumentin dhe kanë vlerësuar si shumë të suksesshme dhe kanë theksuar rëndësinë e dokumentit që do të ndihmoj në zbatimin e duhur të legjislacionit, përmirësimin e shërbimeve zyrtare dhe rritjen e pozitës ekonomike të gruas dhe të rinjve, veçanërisht të atyre që vijnë nga komunitetet e pa favorizuara, duke siguruar realizimin e të drejtave të tyre pronësore, bazë më të fortë për fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike.
Projekti përkrahet nga Kombet e Bashkuara Misioni në Kosovë
English
Round Table: “Without registering the property it is not your property”.
On January 13, 2025, the NORMA Lawyers Association, within the framework of the project “Implementation of the Law on Cadaster”, organized a successful Round Table with the topic “Without registering the property it is not your property”.
The opening speech was presented by the project manager Virgjina Dumnica and followed by Ms. Miradije Ziberi, Human Rights Officer, United Nations Mission in Kosovo. Legal experts, Prof.dr. Haxhi Gashi and lawyer Flutra Hoxha, presented the Guide for the Registration of Property Rights and Leaflet that will serve to quickly inform citizens about property rights registered in the cadaster and will also serve municipal cadastral offices.
Representative from Kosovo Cadaster Agency, lawyers, municipality cadastral officials of Pristina, Gjakova, Prizren and Ferizaj/Urosevac, attorneys and other legal experts has discussed the document and have considered as very successful and have emphasized the importance of the document which will assist in the proper implementation of legislation, improve official services and increase the economic position of women and young people, especially those from disadvantaged communities, by ensuring the realization of their property rights, a stronger basis for economic empowerment and independence.
This project is supported by the United Nations Mission in Kosovo.
